Cilët janë më të mirët në Bodybuilding?

Sporti

Cilët janë më të mirët në Bodybuilding?

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 18:10
Cilët janë më të mirët në Bodybuilding?

Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit në Kosovë ka mbajtur ceremoninë e fundvitit gjatë së cilës ka shpallur laureatët e vitit 2018. Sportisti më i mirë në kategorinë e Forcës për vitin 2018 u zgjodh Besmir Musa, në ngritjen e peshave deri në 490 kilogramë.  Epitetin e klubit më të mirë për këtë vit e mori klubi “Five Star” në Prishtinë, ndërsa gjyqtari i vitit për këtë lloj të sportit u shpall Xhevdet Lebaja. Me epitetin kampionë e sportistë më të mirë në kategori të ndryshme u nderuan edhe Shend Krasniqi, Mensur Zeqiri, Valdete Tahiri, Blerta Ibrahimi, Nikollë Hajdaraj, Bylent Kera, Besart Salihu, Asaf Llozhani etj. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se ky lloj sporti është i rëndësishëm dhe premtoi përkrahje për këtë federatë edhe për vitin 2019.  Ndërsa Flamur Rexhaj, Astrit Bytyqi dhe Shpejtim Buduri u nderuan me mirënjohje të veçanta si individë. Epitetin punëtori sportiv i vitit 2018 e mori Mirsad Bojku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat