Njeriu më i fortë në Kosovë: Ah, more qyteti im, kurrgjë nuk më dhatë!

Sporti

Njeriu më i fortë në Kosovë: Ah, more qyteti im, kurrgjë nuk më dhatë!

Nga: K. Goca Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 13:21
Njeriu më i fortë në Kosovë: Ah, more qyteti im, kurrgjë nuk më dhatë!

I dëshpëruar deri në pikën e fundit! Kishte pritur shumë, por asgjë nuk i dhanë. Ky është Bujar Muli, njeriu më i fortë në Kosovë, që me shpinë çon lart traktorin ose me dy duart e tij ndal veturën pavarësisht se sa i jep gaz ose mbi 1000 kilogram beton mban në shtëpi. “Fal Zotit Fuqiplotë gjatë vitit 2018 arrita ti thyej 6 rekorde ekstreme në vendin tim të dashur, Vushtrri. Unë mundohem ne qdo menyr ta qoj qytetin tim përpara.

Image

Por fatkeqësisht nga qyteti im, jo që nuk pata përkrahje po as edhe një mirënjohje me të vogël se pata.

Zoti me ndihmoftë në vitin 2019 ti thyej edhe 3 rekorde. Me mjafton Zoti, ai është mbrojtësi më i mirë”, shkruan Muli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat