Kokë me kokë Shpend Ahmeti me Shpend Ahmetin

Sporti

Kokë me kokë Shpend Ahmeti me Shpend Ahmetin

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 14:08
Kokë me kokë Shpend Ahmeti me Shpend Ahmetin

Me një emër e me një mbiemër! Shpend Ahmeti me Shpend Ahmetin, gjatë ceremonisë së shpalljes së Sportistëve më të mirë në Komunën e Prishtinës.  Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës përballet me Shpend Ahmetin, fotograf i shumë sporteve!

Image

 Kësaj radhe, Shpend fotografi dukej më i buzëqeshur se asnjëherë me parë që u takua në një solemnitet me emnakun e tij. Por Shpend Ahmeti, fotografi, sigurisht se nuk është në të njëjtën vijë politike, por sigurish në vijën sportive gjithsesi, sepse të dytë e duan kombëtaren e Kosovës.

Takimi i Shpendëve Ahmetëve, pa dyshim se nuk ka pasur qysh më mirë dhe për të qeshur mes vete, për shkak të njëjtit emër e mbiemër dhe me poste që të dytë, njëri kryetar e tjetri fotograf.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat