Shaban Tërstena: Asnjëherë nuk pendohem!

Sporti

Shaban Tërstena: Asnjëherë nuk pendohem!

Nga: K. G. Më: 20 janar 2019 Në ora: 17:31
Shaban Tërstena: Asnjëherë nuk pendohem!

Ish mundësi i mirënjohur shqiptar, Shaban Tërstena,  ka shprehur opinionin e tij përmes rrjetit social, në lidhje me kushtet që kanë sportistët sot dhe të kohës së viteve kur ishte vet aktiv. Tërstena është fitues i medaljes së artë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të argjendtës në Seul në vitin 1988. “Jam falënderues Krijuesit tim, që më dhuroi talentin, shëndetin, forcën dhe mendjen, që gjithmonë të jem më i mirë dhe i pari. Pa këto kushte kam arrit piedestalin olimpik. E sot, ku ne çdo lagje kemi Fitness klube palestra, 25 vite dhe të mos kemi sportist të rangut botërore, është mëkat i madhe edhe ndaj Zotit.

Këtë pyetje duhet të shtroheni para vetes ju që jeni në krye të sportit ku qëndron shkaku që sporti është në ambis? Nga distanca e sotme kohore kur e kthej kujtesën prapa në harkun kohor prej 25 vitesh, nuk ka sesi të mos ndihem krenar që arrita të stolisesha me aq shumë medalje dhe suksese. Në karrierën time 19 - vjeçare kam fituar shumë medalje, në çdo vit së paku nga dy ose tre medalje, edhe atë për 19 vite pa ndërprerë.

Jam shpallur dy herë mundësi me i mirë ne botë dhe në Evropë, edhe atë në vitet olimpike 1984 dhe 1988. Jam shpallur sportist i shekullit XX në Republikën e Maqedonisë, por edhe sportist mbarëshqiptar i shekullit XX. Jam shpallur sportist më i mirë në ish Jugosllavi në vitin olimpik 1984, jam shpallur 7 herë sportist më i mirë i Maqedonisë dhe 10 herë jam shpallur sportist i qytetit të Shkupit. Përveç që kam qenë kampion olimpik, kam qenë fitues i shumë medaljeve në nivele të ndryshme, midis të cilave edhe të kampionateve evropiane dhe botërore, ndërsa shumë herë edhe atë të kampionit mesdhetar dhe ballkanik. Asnjëherë nuk pendohem për sakrificat e mëdha, për derdhjen e djersës dhe përjetimin e shumë momenteve me stres dhe emocione, shqetësimet psikike, madje as për faktin se pavarësisht sukseseve të mia, asnjëherë nuk jam valorizuar materialisht nga shoqëria e atëhershme.

Rrugën time e vazhdova, edhe pse askush tjetër nuk erdhi të me përcjellë, as të me uron rruge të mbarë dhe sukses, ndërsa për të lavdëruar me emrin tim janë të parët që shumë njerëz u pasunuan me banesa e shtëpia luksoze e vila me djersën time, sakrificën time shumë, njerëz bën famën në emrin tim, paqen asnjëherë me sukses e mija. Falë Zotit të plotfuqishëm, këtë ëndërr e kam bërë realitet. Ia arrita qëllimit që të shpallem kampion olimpik vetëm me 19 vjeç. Absolutisht ndjehem krenar që në 120 vitet e olimpizmit, akoma mbetem rekordmen, si fitues më i ri i medaljes së artë olimpike”, shkruan Tërstena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat