Kombëtarja e Kosovës kërkon pikë Olimpike në Paris

Sporti

Kombëtarja e Kosovës kërkon pikë Olimpike në Paris

Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:51
Kombëtarja e Kosovës kërkon pikë Olimpike në Paris

Kombëtarja e Kosovës në karate ka udhëtuar drejt Parisit të Francës, ku do të mbahet gara e Premier Ligës.

Në këtë garë marrin pjesë vetëm 100 garuesit më të mirë nëpër kategori. Kosovën e përfaqësojnë Herolind Nishevci (+84  kg), Alvin Karaqi (-84 kg), Orges Arifi (-60 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg), ndërsa drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Ardian Muhadri.

Me ekipin e karatesë ndodhet edhe përzgjedhi Ylber Syla. Herolind, Fortesa e Alvini garojnë nesër. Premier Liga Paris 2019 është e vlefshme për të fituar pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat