Çmim i veçantë për të fortin e Kosovës! Ky është babai i tij!

Sporti

Çmim i veçantë për të fortin e Kosovës! Ky është babai i tij!

Nga: K. Goca Më: 30 janar 2019 Në ora: 16:35
Ferat Mulit, çmimin ia dorëzoi nënkryetari i KK të Vushtrrisë, Besim Muzaqi

Komuna e Vushtrrisë mburret që ka sportist të sporteve ekstreme dhe që po mahnit të gjithë me ngritjen e peshave të rënda, njëherësh ndal me duar edhe veturën pavarësisht se sa i jep gaz. Ky është Bujar Muli, të cilin Komuna e Vushtrrisë e ka shpallur sportist të vitit 2018 për sporte ekstreme.

“Sportisti i vitit 2018. Për rezultate të jashtëzakonshme në peshëngritje ekstreme”, shkruan në mirënjohje. Në mungesë të Bujarit, çmimin e ka pranuar babai i tij, Ferati. Çmimin ia dorëzoi nënkryetari i KK të Vushtrrisë, Besim Muzaqi. “Falënderimi i takon Zotit për çdo sukses që po ma dhuron.

Image

Sportist i vitit në Peshëngritje ekstreme

Këta janë dy personat që me përkrahen më së shumti babi im Ferat Muli dhe Besim Muzaqi (trajneri im).

Image

Bujar Muli

Besim Muzaqi është një njeri i cili vazhdimisht ju ka ndihmuar sportistëve të Kosovës edhe pse tash ka një rol tjetër në Komunën tonë të Vushtrrisë dhe ka shumë obligime, ky prapëseprapë vazhdon të më përkrah! Për të gjithë ju që nuk e keni ditë Besim Muzaqi është ai i cili me ka ushtruar në vitin 2010, 2011, 2012, ku arrita të bëhem kampion i Kosovës ne peshëngritje!”, tha Muli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat