Kosova pësoi humbje të thellë nga Bjellorusia

Sporti

Kosova pësoi humbje të thellë nga Bjellorusia

Nga: F. B. Më: 30 janar 2019 Në ora: 21:09
Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës në Futsall që po merr pjesë në mini-kampionatin kualifikues për Kampionatin Botëror 2020 në Futsal ku bëjnë pjesë edhe Bjellorusia, Norvegjia dhe Andora ka pasur start jo të mirë, pasi pësoi humbje nga nikoqiri me rezultat 5:0.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 3:0, ku njërin nga tre golat në rrjetën tonë e shënuan futbollistët kosovarë, ndërkohë që gjatë kësaj kohe edhe përfaqësuesja jonë ka pasur disa raste por pa mundur të shënoj.

Edhe vazhdimi kaloi në dominim të skuadrës vendëse që besohet se është favorite në këtë grup, në këtë pjesë lojë vendësit (bjellorusët) kanë shënuar edhe dy gola tjerë edhe kësaj radhe njërin e shënuan futbollistët e përfaqësueses sonë.

Norvegjia ka mundur Andorën dhe ka siguruar tri pikë të para, ndërsa nga dueli ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë varet edhe skuadra e dytë që pret vizën kualifikuese për vazhdimin  e garave.

Kosova përkundër humbjes ka mundësi nëse përball norvegjezëve dhe andorasve shënon fitore, gjë që bazuar në cilësinë nuk është e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat