Me shumë ka qeni vlerë e dinjitet se sportisti në Kosovë  

Sporti

Me shumë ka qeni vlerë e dinjitet se sportisti në Kosovë  

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 11:11
Ilustrim

Pak sportist në Kosovë paguhen si duhet dhe trajtohen me dinjitet! Në shumicën e sporteve sportistët marrin pak pare ose asgjë ose sa për të paguar biletën e autobusit, për mos të mbetur në një qytet tjetër!  Të jesh sportist në Kosovë është e dhimbshme. Në klubet e futbollit me përjashtim të disa skuadrave që paguajnë pak më mirë, shumica japin paga të ulëta dhe mos të themi simbolike! Në basketboll Z Mobile Prishtina paguan mirë, edhe disa skuadra tjera, por jo të gjitha! Në hendboll pak paguajnë sikurse në volejboll.

Boksi është në krizë ekstreme, pak paguajnë ose hiq! Shko ushtro, lufto, derdh djersë e gjak e në fund duarthatë, nuk ka pare as për byrek, pa u futur edhe në sporte tjera.  Në Kosovë me shumë ka vlerë e dinjitet qeni se sa sportisti! Sepse njoh shumë që janë merakli në qen të racave të ndryshme dhe ia sigurojnë ushqimin special, prej më të shtrenjtëve, më mirë të themi të shëndetshëm, ndërsa me mijëra sportist ka në Kosovë që ushqimin e kanë të dobët, mos të themi të dëmshëm!

As trajnerët nuk e kanë dinjitetin, sepse janë të shkelur dhe shumë herë i shkarkojnë pa asnjë arsye, se sportistët nuk çmohen si duhet dhe madje kur e largojnë, nuk lanë gjë pa thënë për të: Ka qenë i dështuar! Ka shumë raste që më shumë investohet në një qen që i pëlqen se sa në një sportist të mrekullueshëm apo që ka talent. Sot me ligj është e ndaluar të vriten qentë, ndërsa sportistin kur dush e hedh në rrugë, se nuk i duhet më. Ose sportistin kur e përzë nga klubi, e cilëson si njeri i padisiplinuar, që e ka prishur rendin, pa e treguar medaljen tjetër, që nuk i ka qëndruar në fjalë.

Edhe kontrollet mjekësore kur i bëjnë, ka raste që klubi i thotë: Shko bëje kontrollën, pastaj unë t’i japë paratë për të marrë certifikatën mjekësore.  Ka raste që sportisti vet e paguan se klubi s’ka lekë.  Nga viti 1999 e deri më sot, kaluan plot 20 vite, shumica e sportistëve kanë një jetë të padinjitetshme. Është e dhimbshme për një sportist që ka talent dhe nuk ka pare as për rrugë.

Në Kosovë kemi edhe shumë sporte të regjistruara që nuk kanë asnjë aktivitet apo siç themi shpesh janë fantome dhe marrin para nga shteti si federata normale!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat