Plagoset rëndë sportisti

Sporti

Plagoset rëndë sportisti

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 15:30
Manuel Mateo Bortuzzo

Manuel Mateo Bortuzzo, notar italian ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi mori një plumb ne kraharor gjatë mesnatës së të dielës.

Ngjarja ka ndodhur në Romë, ndërsa dinamika e saj mbetet ende e paqartë. Deri tani po hetohet dy pista të plagosjes së 20-vjeçarit: Plagosje me armë pas një sherri në një bar, dhe plagosje e paqëllimtë pasi ka qenë viktime e një identiteti të gabuar.

Mësohet se janë dhënë tre të shtëna, ndërsa një plumb e ka kapur në kraharor të riun, duke u ndalur në një vertebër të shtyllës kurrizore. Për këtë ai i është nënshtruar një operacioni për të ndalur hemorragjinë e brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat