Syla shpreson në rezultate të mira në Evropian

Sporti

Syla shpreson në rezultate të mira në Evropian

Nga: K. G. Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 18:01
Syla shpreson në rezultate të mira në Evropian

Kombëtarja e Kosovës në karate do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për grupmoshat e reja, e cila do të mbahet nga data 8 -10 shkurt në Aalborg të Danimarkës. Përzgjedhësi Ylber Syla, tha se garuesit janë në formë të mirë dhe pretendojnë rezultat sa më të mirë. “Në evropian marrin pjesë garuesit e grupmoshave  kadetë – juniorë dhe U-21 respektivisht në dy disiplina: kata dhe kumite. Në këtë evropian janë përzgjedhur garuesit më të mirë të Kosovës dhe pres një paraqitje dhe rezultat shumë të mirë. Besoj e shpresoj se secilit garues do të tregoj vlerat e tij”, tha Syla për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat