Shala me një koment emocionues për Agim Binakun: M’ fal por...

Sporti

Shala me një koment emocionues për Agim Binakun: M’ fal por...

Nga: K. Goca Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 10:57
Shala me një koment emocionues për Agim Binakun: M’ fal por...

Kosova tash e një vit është pa emrin e madh të gazetarisë sportive, Agim Binaku, i cili një periudhë ka punuar redaktor i sportit në gazetën kombëtare “Bota sot” dhe karrierën më të gjatë e kaloi në RTV 21, së fundi ishte redaktor përgjegjës.

Veprat e mëdha të Binakut nuk harrohen kurrë, një gazetar trim, i përkushtuar dhe që kishte punuar me përkushtim në periudhën e kohës së okupimit,  në kohën më të vështirë nxori edhe revistën sportive “Reflekse sportive” në vitin 1994 dhe “Top Sportin” në vitin 1995, duke thyer terrin informativ sportiv. Në kohën e pasluftës, ka qene shembull për gjeneratat e reja të gazetarisë se si punohet e luftohet për të ardhur deri te lajmi i vërtetë. Kolegu i tij, Bajram Shala, me emocione kujton periudhat me Binakun.

“Një vit iku tepër shpejtë, aq sa unë akoma kam përshtypjen që ti mungon përkohësisht...e shpejt do t’ kthehesh, të ikim diku bashkë e t’ flasim gjatë, se u bë kohë që se kemi cakërru nga nji. Edhe dje e sot pata ndjenjën e njëjtë si çdo dite tjetër gjatë këtij viti, gënjeva veten, me pritjen në çdo sekondë se për 1 moment ti do t’ shfaqesh, plotë jetë e...me energjinë që të patë, deri në frymën e fundit, jetë prej një kampioni të vërtetë. Gimo, M’ fal por s’ mundem me shumë, jam shume i dobtë shkruaj rreshta të tillë për ty....!!!”, shkruan Shala në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat