Buffon: PSG e bëri të duket e lehtë fitorja ndaj United

Sporti

Buffon: PSG e bëri të duket e lehtë fitorja ndaj United

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 07:34
Buffon, portieri i PSG

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Buffon  ka thënë se skuadra e tij e bëri të duket e lehtë fitoja ndaj Manchester United (2-0) në Old Trafford.

Portieri e mbajti portën e paprekur në ndeshjen e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ku shënuan Presnel Kimpembe dhe Kylian Mbappe.

PSG në këtë ndeshje luajti pa Neymarin dhe Edinson Cavanin.

“E bëmë të duket e lehtë duke jap gjithçka që kishim në këto 90 minuta, unitetin është themelor në këto gara”.

“Ndërmorëm disa rrezikshmëri, por kjo na ndihmoi edhe kur ishim nën presion, duke i vënë pastaj ne atë nën presion me presing”.

“Në ndeshje të tilla të balancuara, duhet të luash i bashkuar siç bëmë ne”.

Buffon u bë vetëm lojtari i katërt që luajti në Ligën e Kampionëve mbi moshën 41 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat