Kosova kthehet nga Danimarka! Ylber Syla me pak fat...

Sporti

Kosova kthehet nga Danimarka! Ylber Syla me pak fat...

Nga: K. G. Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:02
Kosova kthehet nga Danimarka! Ylber Syla me pak fat...

Djelmoshat dhe vajzat e kombëtares së Kosovës, treguan cilësitë e tyre në Kampionatin Evropian për grupmoshat e reja në karate, që u mbajt në Aalborg të Danimarkës. Dy medalje, një e argjendtë dhe një e bronztë, një sukses i jashtëzakonshëm. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Ylber Syla, është i lumtur me të arriturat, por edhe në anën tjetër me frymën luftarake të garuesve të tij.  Melos Gashi u stolis me medalje të argjendtë dhe Albulena Gërvalla e bronztë.

Image

“Rezultat historik i karatesë së Kosovës, jam shumë i kënaqur me paraqitjen e garuesve në Europian. Me një fat sportiv kombëtarja e karatesë do të merrte edhe 4 medalje të bronzta, si Vesa Ibrahimi, Argjend Bajrami, Vlera Qerimi dhe Rigon Baruti, ishin pjesë e repesazhit. Rigon Baruti pas 4 fitoreve renditet i 5 Europian”, thotë Syla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat