Gashi: Rreth 3 milionë euro investim për palestrën sportive në Rahovec

Sporti

Gashi: Rreth 3 milionë euro investim për palestrën sportive në Rahovec

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 12:02
Gashi në Rahovec

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi kanë inspektuar punimet në Palestrën e Sportit të këtij qyteti, punimet e të cilës kanë nisur vite më herët.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se është punuar intensivisht muajt e fundit në këtë palestër me qëllim që së shpejti edhe të finalizohet kjo sallë.

Gashi tha se investimi në këtë palestër të basketbollit ka qenë i jashtëzakonshëm, i cili arrin shifrën 3 milionë euro.

Gashi: Investim i jashtëzakonshëm që kap shifrën 3 milionë euro

“Është një investim jashtëzakonisht i madh i ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i cili kap shifrën rreth 3 milionë euro dhe po ashtu është një palestër që zë brenda vetës ka një kapacitet prej 2 mijë e 200 ulëseve statike me mundësi për të pasur edhe ulëse teleskopike nëse paraqitet nevoja...E kemi edhe një fazë të fundit ku po zhvillohen punimet dhe besoj që edhe ajo fazë do të përfundojë shumë shpejt në mënyrë që palestra në tërësi tu dorëzohet juve si kryetar i komunës dhe përmes juve sportistëve, sportdashësve”, ka theksuar ministri Gashi.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se falë përkushtimit të ministrit Gashi kjo palestër tani është drejt finalizimit, meqë e njëjta ka nisur punimet shumë vite më parë.

Latifi:  Palestra në përfundim të punimeve

“Kjo pjesë ku jemi këtu është gati plotësisht e shfrytëzuar për të filluar ‘Final 8’ e kupës së Kosovës në basketboll që pritet pra të filloj me datën 27 shkurt deri më 2 mars të këtij viti.... Kompaninë që ka zhvilluar punime cilësore dhe është pothuajse në përfundim të punimeve që kanë me u zhvillua edhe jashtë sallës dhe rreth palestrës sportive e shpresojmë që ky projekt do iu shërbej jo vetëm klubit të basketbollit që do të zhvillojë ndeshjet bashkë me klubet e tjera”, ka theksuar Latifi.

Ditë më parë ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka përuruar edhe një palestër sportive në komunën e Shtimes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat