KF Tetovë: Qarqe dashakeqe me ndihmën politike paralizojnë futbollin tetovar

Sporti

KF Tetovë: Qarqe dashakeqe me ndihmën politike paralizojnë futbollin tetovar

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:37
Pamje Ilustrative

Lidhja Futbollistike Komunale e Tetovës ka akuzuar sot Regjistrin Qendror të Maqedonisë veriore se është i ndikuar politikisht dhe se nuk respekton vendimet e gjykatës për të regjistruar ligjërisht LFK-në e Tetovës.
Drejtuesit e LFK Tetovë kanë prezantuar dokumente e vendime nga Gjykata dhe Federata e futbollit të Maqedonisë të cilat konfirmojnë legjitimitetin e tyre, ndërsa problemin e vetëm e shkakton Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë Veriore që në mënyrë joligjore jep legjitimitet për një Lidhje tjetër paralele e që shkakton dëm të madh për futbollin tetovar.
Këto veprime të Regjistrit Qendror janë të njohura për futbollin tetovar edhe nga e kaluara kur në periudha të ndryshme vendimet e tyre kishin bërë që LFK Tetovë apo edhe KF Shkëndija në mënyrë absurde të funksiononin me nga dy Kuvende Paralele.
Delegatët e pranishëm mbështetën udhëheqësit e LFK Tetovë dhe premtuan unitet në veprimet e ardhshme, me shpresë që së shpejti të ndikohet në vendim të drejtë të Regjistrit Qendror, me çka një herë e përgjithmonë do t’u jepeshin fund ndarjeve dhe parregullsive në funksionimin e institucionit udhëheqës të futbollit në Komunën e Tetovës./alsat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat