FBOUK organizoi turneun e gjashtë me radhë të Kampionatit Ballkanik “Kosova 2019”

Sporti

FBOUK organizoi turneun e gjashtë me radhë të Kampionatit Ballkanik “Kosova 2019”

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:05
FBOUK organizoi turneun e gjashtë me radhë të Kampionatit Ballkanik “Kosova 2019”

Në organizim të Federatës së Boulingut të Kosovës (FBOUK), në fundjavë është mbajtur edicioni i gjashtë me radhë i turneut të kampionatit ballkanik të boulingut “Kosova 2019”, që për katër ditë u zhvillua në qendrën Albi në Prishtinë.
Pjesëmarrës ishin nëntë shtete: Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Sllovenia, Greqia, Turqia, Mali i Zi dhe Rumania. Në hapjen solemne i pranishëm ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Boulingut, Marios Nicolaides, si dhe drejtori i sportit në Komunën e Prishtinës, Fitim Rexha.
Sekretari general i FBOUK-s, Mirsad Sejdiu, vlerësoi lartë organizimin e turneut. “Ky është turneu i gjashtë me radhë që organizohet nga FBOUK, ndërsa gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë. Turneu i Kampionatit Ballkanik “Kosova 2019”, është në kuadër të Federatës Evropiane të Boulingut (ETBF), ndërsa llogaritet ngjarja më e madhe momentale ballkanike në bouling, pasi kampionati ballkanik nuk mbahet shkaku i katër shteteve të ballkanit që nuk janë pjesë e Federatës Evropiane të Boulingut”, deklaroi Sejdiu për uebfaqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.
Vendin e parë e zuri, Nick Kekesis nga Greqia, në të dytin doli, Mariana Meteksinova (Bullgari), ndërsa pozita e tretë i takoi, Tihomir Nikolov (Bullgari). Më të suksesshmit ndër garuesit tanë dolën, Mirsad Sejdiu dhe Nysret Haziri, të cilët zunë pozitat 13 dhe 15. Pjesëmarrës ishin 38 garues..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat