Sportistja e shokuar, u sulmova për një natë seksi

Sporti

Sportistja e shokuar, u sulmova për një natë seksi

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:14
Ingrid Oliveira

Ingrid Oliveira ka dashur të japë versionin e saj lidhur me skandalin e shpërthyer gjatë Olimpiadës “Rio 2016”, ku notarja përfaqësonte skuadrën olimpike të Brazilit në disiplinën e hedhjes nga trampolina.

Mediat në atë periudhë zbuluan se 22-vjeçarja kishte përzënë nga dhoma shoqen e saj Xhovana Pedrozo për të kaluar natën me Pedro Gonçalves, pjesëmarrës në garat me kanoe. Pedrozo denoncoi gjestin në Komisionin Teknik Federal dhe si rrjedhojë Ingrid u dëbua nga fshati olimpik.

“U bombardova nga e gjithë bota”, është shprehur braziliania. “Më kanë propozuar madje që të realizoj skena pornografike. Humba çdo punë që mund të bëja. Çfarë nuk kanë sajuar për mua… E për çfarë?

Sepse bëra seks me dikë dhe u zbulua nga të tjerët. Njerëzit duhet të dinë se në Olimpiadë kjo është krejt normale: prezervativët në fshatin olimpik hidhen ngado. Nuk bëra seks një natë para garës sime apo të Pedros, por në një natë dosido…”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat