Çudi se jo mahi, i plasi gjoksin topi i hokejit, përfundon në sallën e operimit

Sporti

Çudi se jo mahi, i plasi gjoksin topi i hokejit, përfundon në sallën e operimit

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:18
Çudi se jo mahi, i plasi gjoksin topi i hokejit, përfundon në sallën e operimit

Ish-aktorja e filmave për të rritur, Mia Khalifa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për të rimodeluar gjoksin sepse gjatë një ndeshje hokeji vitin e kaluar u godit nga topi, për pasojë i shpërtheu silikoni.  "Kapa gjoksin tim dhe nuk e hiqja dot dorën, sepse ndihesha sikur do të shpërthente gjaku kudo”, deklaroi ajo pasi topi i ngeci në gjoks teksa lëvizje me shpejtësi 130 km/orë.

Më vonë ajo deklaroi se do t’i nënshtrohet një ndërhyrje për të hequr masën e silikonit që kishte vendosur më herët sepse goditja ia kishte shkatërruar dhe gjoksi i kishte rënë në krahasim me anën tjetër.

Përveç profesionit që ajo ka ushtruar deri tani, 26-vjeçarja njihet edhe për pasionin e saj për futbollin, e cila është tifoze e zjarrtë e West Ham-it në Angli.

Këtë të hënë Khalifa postoi disa foto para se të hynte në sallën e operimit, ndërsa i dashuri i saj, Robert Sandberg tha se operacioni kishte përfunduar me suksese dhe tani ajo do kalojë disa ditë me trajtim deri sa të marrë veten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat