Yjet që do të mungojnë në Botërorin e Basketbollit

Sporti

Yjet që do të mungojnë në Botërorin e Basketbollit

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Janë përcaktuar 32 përfaqësueset që do të marrin pjesë në Botërorin e basketbollit që do të zhvillohet në verën e këtij viti, që do të zhvillohet në Kinë.

Në këtë kompeticion do të ketë ekipe si SHBA, Spanjë, Brazil apo edhe Kina që është mikpritëse, por do të ketë edhe mungesa të mëdha si Kroacia, Letonia apo Sllovenia.

Të kualifikuarat janë:

Nga Europa: Republika Çeke, Italia, Greqia, Serbia, Lituania, Gjermania, Mali i Zi, Rusia, Polonia, Turqia, Franca dhe Spanja.

Nga Azia: Kina, Japonia, Jordania, Irani, Filipinet dhe Koreja e Jugut.

Nga Oqeania: Zelanda e Re dhe Australia.
Nga Afrika: Nigeria, Senegali, Bregu i Fildishtë, Angola dhe Tunizia.

Nga Amerika: SHBA, Kanadaja, Brazili, Argjentina, Venezuela, Republika Domenikane, Porto Riko.

Ndërsa më poshtë shikoni galerinë e fotove me yjet që do t’i mungojnë këtij Botërori…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat