Shahisti Llambi Pashko, fitues i turnirit në shah “Kupa Adem Jashari”

Sporti

Shahisti Llambi Pashko, fitues i turnirit në shah “Kupa Adem Jashari”

Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:40
Turniri në shah “Kupa Adem Jashari”

Në kuadër të Manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, që mbahet për nder të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, dhe Familjes Jashari, sot është zhvilluar turniri në shah “Kupa Adem Jashari”, në Restorantin “Freskia” në Skenderaj, ku kanë marrë pjesë shahistë nga Kosova, Shqipëria dhe me gjerë.

Në mesin e 53 shahistëve të njohur, vendi i parë dhe "Kupa Adem Jashari” i takuan Llambi Pashko nga Shqipëria, vendin e dytë e zuri Muhamet Asllani, vendin e tretë Sylejman Suleviç, vendi i katërt i takoi shahistit Nolerim Saraçi, derisa në vendin e pestë u radhit Alija Ikiç nga Sanxhaku.

Çmimet për pesë vendet e para dhe Kupën “Adem Jashari” të suksesshmëve ua ndau Hamëz Jashari, nipi i heroit tonë kombëtar Hamëz Jashari.

Postimi i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, rreth turnirit:

"Qyteti ynë sot ka qenë nikoqir i turnirit tradicional të shahut, në të cilin kanë marrë pjesë 53 shahistë nga Kosova, Shqipëria dhe me gjerë, në kuadër të aktiviteteve të Manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, që mbahet për nder të rënies heroike të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe Familjes Jashari.

Me këtë rast, duke bërë publik fituesin e këtij turniri, përgëzoj shahistin Llambi Pashko nga Shqipëria, i cili është shpallur më i miri i kësajngjarjeje sportive, duke e fituar “Kupën Adem Jashari”.

Falënderoj gjithashtu të gjitha shahistët pjesëmarrës, duke e bërë akoma më madhështor këtë turnir, ashtu siç i ka hije kryekomandantit tonë Adem Jashari.

Çmimet për pesë vendet e para dhe Kupën “Adem Jashari” të suksesshmëve ua ndau Hamëz Jashari, nipi i heroit tonë kombëtar Hamëz Jashari.

Faleminderit që na nderoni!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat