Mourinho ka një lajm të hidhur për Chelsean

Sporti

Mourinho ka një lajm të hidhur për Chelsean

Më: 3 mars 2019 Në ora: 16:52
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka thënë se ai ka raporte të mira me Eden Hazard edhe pse nuk ka kontaktuar me të që një kohë të gjatë.

Trajneri portugez ka bërë me dije se belgu nuk ishte në mesin e lojtarëve që e kishin shkarkuar nga Chelsea në vitin 2016.

“Eden Hazard me mua ishte votuar si lojtari i vitit në Premierligë”, tha Mourinho në beIN Sport.

“Unë kam raporte të mira me të, andaj nuk e kam menduar kurrë e as nuk e mendojë se ai ishte në mesin e lojtarëve që nuk kishim raporte të mira.

“Ka një kohë të gjatë që nuk kam kontaktuar me të, por ai e di mendimin tim.”, ka shtuar më tej portugezi.

Mourinho po lidhet me një rikthim te Real Madridi, andaj Hazard mund të jetë transferimi i tij i parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat