Modric zbulon problemin që ka Real Madridi

Sporti

Modric zbulon problemin që ka Real Madridi

Më: 4 mars 2019 Në ora: 16:22
Luka Modric

Luka Modric ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes së kthimit me Ajaksin për fazën e 1/8-ave, të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori kroat ka folur për krizën që ka kapluar skuadrën dhe në një farë mënyre është treguar realist, duke thënë se Ronaldo i mungon shumë ekipit.

"Sigurisht që Ronaldo do i mungonte çdo skuadre dhe është thuajse e pamundur të gjesh një tjetër zëvendësues me aftësitë e tij. Ajo që ka bërë ai për klubin normalisht që na mungon. Klubi solli lojtarë të rinj, por të dalësh mbi të është e vështirë. Ai shënonte 50 gola dhe nuk mund të gjesh dikë që shënon kaq shumë në këto ditë. Duhet të kishim dikë që të shënonte të paktën 20 gola dhe nuk po përmend emra. Ose duhet të kishte sjellë dy lojtarë që shënojnë 20, 15 apo 10 gola. Problemi ynë është goli”, ka thënë Modric.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat