Guardiola merr drejtimin e Juventusit?

Sporti

Guardiola merr drejtimin e Juventusit?

Më: 5 mars 2019 Në ora: 11:55
Foto

Pasardhësi më i mundshëm duket Zinedine Zidane, por së fundmi është lakuar edhe rikthimi i Antonio Contes.

“Sportmediaset” ka hedhur një hipotezë bombastike që do të transformonte edhe mënyrën e lojës së Juventusit. Ai është Pep Guardiola.

Vëllai dhe njëkohësisht menaxheri i trajnerit spanjoll është parë në Torino së fundmi, ku edhe vetë tekniku ka qenë disa ditë më parë.

Media italiane raporton se ky takim nuk ka qenë për arsye personale, por bëhet fjalë për një interesim të bardhezinjve për ta ulur në stol sezonin që vjen.

Rruga nuk duket e lehtë, pasi Guardiola fiton 23.5 milionë euro në vit te City, që duket e mjaft e lartë.

Kontrata e tij skadon në vitin 2021 dhe anglezët dëshirojnë ta blindojnë teknikun.

Tifozët juventinë, kanë të drejtë të ëndërrojnë, pasi Ronaldo mund të ndryshojë stil dhe të luajë “tiki-taka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat