Reagon Boateng, pasi Gjermania e përzuri: Jam i trishtuar, ende mund të luaj në nivelin e lartë

Sporti

Reagon Boateng, pasi Gjermania e përzuri: Jam i trishtuar, ende mund të luaj në nivelin e lartë

Më: 5 mars 2019 Në ora: 20:07
Mbojtësi Boateng

Jerome Boateng ka thënë se është i trishtuar se trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, e ka larguar nga ekipi kombëtar gjerman, si dhe ka këmbëngulur se ende është në gjendje të luajë në nivelin më të lartë.
Low njoftoi sot se nuk do ti thërrasë më në Kombëtare Boatengun, Mats Hummelsin dhe Thomas Mullerin, në përpjekje për ta ringjallur Gjermaninë nga turpërimi i Kupës së Botës më 2018.

Fituesi i Botërorit të 2014-es u eliminua në fazën grupore nga Botërori i Rusisë vitin e kaluar, pas humbjeve kundër Meksikës dhe Koresë së Jugut.

Në një reagim ndaj vendimit të Low, Boateng shkroi në Instagram: Trajneri i Gjermanisë Joachim Low më tha sot drejtpërdrejt se unë nuk do të vazhdoj të jem pjesë e ekipit kombëtar, sepse dëshiron t’u japë mundësi të rinjve në të ardhmen.

Jam i trishtuar për këtë sepse për mua gjëja më e mirë gjithmonë ka qenë ta përfaqësoj vendin tim. Megjithatë, unë e respektoj rrugën e re dhe e kuptoj vendimin e trajnerit të kombëtares.

Personalisht, jam i bindur se mund të vazhdoj të luaj në nivelin më të lartë dhe do të vazhdoj ta bëj.

Gjithmonë do ta kujtoj më kënaqësi kohën e kaluar në ekipin kombëtar. Gjithmonë kam qenë krenar ta vesh fanellën e ekipit kombëtar dhe kurrë nuk do ta harroj verën e vitit 2014”.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat