Solari: Nuk jap dorëheqje!

Sporti

Solari: Nuk jap dorëheqje!

Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:22
Santiago Solari

Santiago Solari ka bërë të ditur se ai nuk planifikon të japë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Real Madridit, pas eliminimit të skuadrës së tij në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Trajneri argjentinas, i cili u emërua në këtë pozitë pas shkarkimit të Julen Lopeteguit, katër muaj më parë, i ka pësuar katër disfata radhazi në shtëpi.

Gjatë kësaj kohe, Real Madridi i ka humbur të gjitha shpresat për ta fituar ndonjë trofe këtë sezon, pasi që u eliminua nga Kupa e Mbretit nga Barcelona, renditet 12 pikë larg katalonasve në tabelën e La Ligës dhe tani janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas disfatës me rezultat 4;1, mbrëmë në shtëpi.

Të gjitha këto gjëra kanë bërë që të ketë jashtëzakonisht shumë presion mbi trajnerin e Real Madridit, mirëpo Solari ka bërë të ditur se ai nuk planifikon të largohet përkundër këtyre goditjeve që i kanë pësuar “Los Blancos”.

“Nuk kam ardhur këtu për t’u dorëzuar”, tha Solari, në konferencën për shtyp pas përballjes kundër Ajaxit, të cilët u kualifikuan në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5:3.

Mbrojtësi Dani Carvajal tha, pas kësaj ndeshjeje, se sezoni i tyre kishte marrë fund dhe se kishte qenë një sezon i ndyrë. Por, Solari nuk pajtohet me të.

“Carvajal ka shumë karakter, ai po fliste në nxehtësinë e momentit. Sezoni vazhdon, ne ende e kemi La Ligën”, shtoi Solari.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat