Rregullat e çuditshme për Messin në ndeshjen Marok - Argjentinë

Sporti

Rregullat e çuditshme për Messin në ndeshjen Marok - Argjentinë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:35
Leo Messi

Kthimi i Lionel Messit në ekipin kombëtar të Argjentinas do të jetë edhe më interesant, tani që janë zbuluar disa klauzola të çuditshme për argjentinasin të përfshira në kontratën për ndeshjen miqësore me Marokun.

E ardhmja me Argjentinën e 31-vjeçarit u vë në dyshim pas eliminimit të kësaj kombëtareje nga Franca, në Kupën e Botës të Rusisë. Mirëpo, disa media kishin raportuar se ai do të kthehet për Kupën e Amerikës.

Tani është zbuluar se Federata e Futbollit të Argjentinës ia ka caktuar disa rregulla të caktuara Federatës Mbretërore të Futbollit të Marokut, sa i përket yllit të Barcelonës.

Sipas Le360 Sport, gjatë kësaj ndeshjeje  nuk do të lejohet të bëhen fotografi të Messit. Në fakt, lojtarët e Marokut nuk kanë të drejtë të bëjnë fotografi “Selfie” me argjentinasin apo me tifozët.

Një tjetër rregull do të jetë i vlefshëm për mediat, pasi që gazetarët nuk do të kenë të drejtë ta intervistojnë Messin para ose pas ndeshjes.

Rregulli më i çuditshëm në marrëveshjen mes dy federatave është ai që i ndalon lojtarët e Marokut të tregohen agresivë ndaj Messit, veçanërisht iu ndalohen ndërhyrjet e ashpra.

Kushtet e tjera përfshijnë sigurimin e udhëtimit të ekipit të Argjentinës nga Spanja në Marok dhe të mos publikohet emri i hotelit ku do të qëndrojnë Messi dhe bashkëlojtarët e tij.

Nëse Maroku arrin t’i plotësojë të gjitha këto kritere, atëherë Argjentina u ka premtuar se Messi do të luajë për të paktën 60 minuta.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat