PSG-ja zbulon si e bindi Mbappen për ta refuzuar Real Madridin e Man Unitedin

Sporti

PSG-ja zbulon si e bindi Mbappen për ta refuzuar Real Madridin e Man Unitedin

Më: 6 mars 2019 Në ora: 17:28
Ramos dhe Mbappe

Paris Saint-Germaini kishte qenë shumë afër për t’u dorëzuar në garën për ta transferuar Kylian Mbappen, për shkak të Real Madridit.

Mbappe, 20-vjeçar, u transferua fillimisht si huazim në PSG, nga Monaco, para se të kompletohej marrëveshja për transferimin e tij për 180 milionë euro, verën e kaluar.

Mbappe i ndihmoi Francës të triumfojë në Kupën e Botës gjatë verës dhe ai njihet si talenti më i madh në botën e futbollit. Megjithatë, në vitin 2017, Real Madridi kishte qenë shumë afër për t’ia rrëmbyer PSG-së francezin, e edhe Manchester Unitedi ishte i interesuar.

Drejtori ekzekutiv i PSG-së, Luis Ferrer, ka treguar se si kishte arritur gjiganti francez ta transferojë Mbappen.

“Ne u detyruam ta bëjmë dyfishin e punës që e bënte Real Madridi. Ne shkuam në shtëpi të tij, biseduam me të afërmit e tij, ua treguam atyre projektin e klubit. Ne u detyruam të bëjmë shumë gjëra për t’ia dëshmuar se e duam me të vërtetë, se ai do të luajë për ne dhe se është i rëndësishëm për skuadrën tonë”, ka thënë Ferrer.

“Për fat të mirë, Kylian na besoi dhe ne e arritëm marrëveshjen. Kur Zidane dhe Real Madridi e telefonuan atë, pasi e kishin fituar dy herë Ligën e Kampionëve, ishte e vështirë të mendosh se do ta fitojmë këtë garë. Por, ne bëmë gjithçka për ta bindur atë dhe familjen e tij”.

“Ne u detyruam ta bindim se ky nuk është momenti i duhur për t’u larguar nga vendlindja. Kjo ishte njëra ndër pikët kryesore. Çelësi ynë ishte t’ia bëjmë të qartë se është më mirë të dëshmohet në Francë dhe pastaj ka kohë ta dëshmojë veten jashtë”.

Që nga atëherë, Mbappe është bërë njëri ndër lojtarët më të kërkuar nga klubet më të mëdha të Evropës. Real Madridi besohet se do të tentojë ta transferojë francezin edhe këtë verë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat