Shala me dhimbje e thotë: Po ndahem nga segmenti i jetës sime!

Sporti

Shala me dhimbje e thotë: Po ndahem nga segmenti i jetës sime!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2019 Në ora: 11:27
Shala me dhimbje e thotë:  Po ndahem nga segmenti i jetës sime!

Shaip Shala një kohë ka bashkëpunuar si gazetar sportiv edhe me gazetën kombëtare “Bota sot”, një njeri që ka dhënë shumë në lëmine sportive. Ai i jep gazetarisë sportive. “Lamtumirë gazetari sportive.
Thjesht është vetëm rastësi që këtë lamtumiren për mua të dhimbshme po e shkruaj në orët e hershme të mëngjesit, qē do ndahem nga segmenti i jetës sime plotë 60 vjet, sportit, të cilit i kanë kontribuar qoftë si shikues, tifoz, punëtor edhe si gazetar, por vjen edhe momenti dëshpërues që i gjithë ai kontributi të mbetet vetëm histori qoftë personale, qoftë shoqërore.

Tash e tutje do e përcjelli sportin normalisht vetëm si shikues i rëndomtë, duke u kënaqur me palestrën e bukur “ Mizahir Isma” për të cilën kam shkruar shumë tekste deri te përfundimi i saj. I falënderoj nga zemra e sinqertë veprimtarisë sportive e cila edhe ka kontribuar në ngritjen time personale, por ndarja nga ky segment më i rëndësishëm i jetës time erdhi spontanisht në këto orët e hershme të mëngjesit”, shkruan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat