NBA: LeBron thyen rekord, por pëson disfatë

Sporti

NBA: LeBron thyen rekord, por pëson disfatë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:16
LeBron James

Një mbrëmje e pasur me plot 10 ndeshje në NBA, ku spikatën veçanërisht fitorja e katërt radhazi e San Anonito Spurs, por edhe humbja e Los Angeles Lakers, që nuk po arrin ta shfrytëzojë praninë e LeBron James.

Spurs triumfuan 104-111 në parketin e Atlanta Hawks, duke e bërë diferencën në periodën e fundit, falë formës së LaMarcus Aldrige, që realizoi në total 32 pikë. Dhanë kontribut të çmueshëm edhe Derrick White dhe DeMar DeRozan, respektivisht me 18 dhe 14 pikë.

Krizë e thellë për Lakers, që u dorëzuan në “Staples Center” përballë Denver Nuggets me rezultatin 95-115. Zona play off është gjithë e më larg, edhe pse James vijon të shënojë me një mesatare të mirë. Këtë sfidë e mbylli me 31 pikë, por në kampin kundërshtar morën më shumë vlerë 23 pikët e Will Barton, 19 të Gary Harris dhe po kaq (19) të Jamal Murray. Përtej humbjes me Nuggets, LeBron James arriti në kuotën e 32 311 pikëve, duke zhvendosur në pozicionin e 5-të të shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA legjendën Michael Jordan (32 292 pikë).

Një hap fals i pakuptueshëm në fushën e Chicago Bulls për Philadelphia Sixers, që u dorëzuan në fund me vetëm një pikë diferencë 108-107 falë koshit të Zach LaVine, që shkëlqeu me plot 39 pikë në total.

Fitore “in extremis” edhe për Boston Celtics, 109-111 në parketin e Sacramento Kings. Gordon Hayward i dha epërsinë Bostonit në sekondat e fundit, ndërsa tentativa nga distanca e Harrison Barnes, që shënoi 24 pikë në total, rezultoi e pasuksesshme në momentin e rënies së sirenës për përfundimin e takimit. /SS/

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Miami Heat 84-91

Washington Wizards – Dallas Mavericks 132-123

Detroit Pistons – Minnesota Timberwolves 131-114

Brooklyn Nets – Cleveland Cavaliers 113-107

Atlanta Hawks – San Antonio Spurs 104-111

Chicago Bulls – Philadelphia Sixers 108-107

New Orleans Pelicans – Utah Jazz 104-114

Phoenix Suns – New York Knicks 107-96

Sacramento Kings – Boston Celtics 109-111

Los Angeles Lakers – Denver Nuggets 99-115

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat