Zyrtare: Messi kthehet te Argjentina

Sporti

Zyrtare: Messi kthehet te Argjentina

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:19
Leo Messi

Edhe zyrtarisht, Lionel Messi është pjesë e listës së Përfaqësueses së Argjentinës për ndeshjet e marsit me Venezuelën dhe Marokun.

Pak minuta më parë, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e marsit.

Messi, që mungoi në shtator, tetor e nëntor të vitit të kaluar, duke mos luajtur asnjë ndeshje për Argjentinën, është rikthyer.

10-shi magjik i Barcelonës është pjesë e skuadrës për ndeshjet me Venezuelën dhe Marokun, që do të shërbejnë për krijimin e një ekipi të frikshëm për Copa America që do të nisë në qershor, garë që e do me çdo kusht Leo.

31-vjeçari ka bërë deri më tani 128 paraqitje për Argjentinën dhe ka shënuar 65 gola.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat