UEFA: Goli i Ajaxit kundër Real Madridit ishte i rregullt

Sporti

UEFA: Goli i Ajaxit kundër Real Madridit ishte i rregullt

Më: 8 mars 2019 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Pas ndeshjeve të kësaj jave të Ligës së Kampionëve, UEFA e ka publikuar një njoftim, ku i ka sqaruar të gjitha incidentet kontroverse në lidhje me gjyqtarët dhe VAR-in, përfshirë këtu golin e Ajaxit kundër Real Madridit.

Goli i tretë i Ajaxit në triumfin 1:4 ndaj Real Madridit të martën në Santiago Bernabeu ishte mjaft kontrovers. Dusan Tadic shënoi një super gol me të majtën e tij në minutën e 62-të, i cili u pranua vetëm pas plot katër minutave rishikim të rastit në VAR.

Në fillim të aksionit të Ajaxit tek ky gol, u duk sikur topi e kishte kaluar vijën anësore, me madrilenëve që ishin të bindur se topi e kishte kaluar vijën. Mirëpo, UEFA e ka sqaruar vendimin e gjyqtarit.

“Nuk kishte asnjë provë përfundimtare që topi e kaloi vijën e lojës plotësisht. Të gjitha videot dhe fotografitë u analizuar në mënyrë të kujdesshme nga VAR-i”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s.

“Gjyqtari i katërt, i cili ishte i pozicionuar në mënyrë të përsosur, kishte bërë të ditur se topi nuk e kaloi plotësisht vijën e fushës. Për këtë arsye, nuk pat nevojë për analizë brenda në fushë. Gjyqtari pati të drejtë që nuk ndërhyu dhe e lejoi golin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat