Mourinho e distancon veten nga Real Madridi: Nuk kam folur me askënd!

Sporti

Mourinho e distancon veten nga Real Madridi: Nuk kam folur me askënd!

Më: 8 mars 2019 Në ora: 14:34
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka zbuluar se ai nuk është kontaktuar nga asnjë drejtues i Real Madridit, mirëpo e ka pranuar që është shumë krenar pasi që tifozët në Santiago Bernabeu e brohoritën emrin e tij.

Tifozët e “Los Blancos” e brohoritën emrin e trajnerit portugez gjatë disfatës turpëruese ndaj Ajaxit, me rezultat 4:1, që i eliminoi madrilenët nga Liga e Kampionëve, të martën.

Megjithatë, Mourinho e ka distancuar veten nga lajmet për kthimin e tij në Santiago Bernabeu.

“Brohoritjet? Jam shumë krenar, por Real Madridi e ka një trajner”, ka thënë Mourinho për El Chiringuiton, jashtë shtëpisë së tij në Londër.

“Natyrisht, jam shumë krenar që e dëgjoj emrin tim në këtë kontekst. Por, nuk ka asgjë më shumë sepse nuk ka ndodhur asgjë, as kontakt minimal madje”.

“Nuk kam biseduar me askënd dhe ka pasur shumë spekulime. Por, e gjitha që e di unë është që spekulimet në futbollit nuk janë të mira dhe nuk janë të fuqishme”.

“Rezultati ishte habitës sepse ky është një klub që ka bërë punë shumë të mirë në sezonet e kaluara të kësaj gare, duke i fituar katër nga pesë titujt e kaluar. Ajo ishte një arritje e mrekullueshme”.

“Ata e dinë se kur arrijnë gjëra të tilla, unë jam i lumtur për ta dhe ata e dinë gjithashtu se unë nuk jam i lumtur për atë që ndodhi në fund të karrierës sime atje. Kam shumë respekt për ata që e kanë bërë ata sepse nuk mendoj se mund të përsëritet”.

Ndeshja e fundjavës, mund të jetë e fundit për Solarin në stolin e Los Blancos, i cili ka humbur vendin pas eliminimit nga Champions League, ku u turpërua duke u mposhtur 4-1 në Bernabeu nga Ajaxi.

Gjitha mediat në Spanjë raportojnë se Mourinho ose Zidane do të marrë drejtimin e skuadrës sepse Madridi nuk dëshiron të presë deri në fund, edhe pse nuk është se kanë për çfarë të luajnë, duke parë se gjenden 12 pikë prapa Barcelonës në La Liga dhe titulli është pothuajse i pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat