Pas lëndimit të rëndë të Vinicius, Brazili e fton talentin që e shokoi Realin në “Bernabeu”

Sporti

Pas lëndimit të rëndë të Vinicius, Brazili e fton talentin që e shokoi Realin në “Bernabeu”

Më: 9 mars 2019 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

David Neres është ftuar për ta zëvendësuar Vinicius Juniorin, i cili u lëndua ditë më parë dhe do të mungojë dy muaj.

Talenti i Ajaxit, David Neres, pritet të debutojë me Brazilin pasi është thirrur nga Tite për të zëvendësuar të lënduarin e Real Madridit, Vinicius Junior.

Të dy talentet e rinj të Brazilit startuan në “Santiago Bernabeu” të martën në ndeshjen Real Madrid vs Ajax.

Ishte natë për t’u harruar për vendasit, dhe natë për t’u mbajtur mend për mysafirët – që triumfuan 4-1 dhe kaluan në çerekfinale të Champions League.

Vinicius nuk la gjurmë në këtë takim pasi u detyrua të largohet nga loja në pjesën e parë, kurse Neres shënoi golin e dytë për holandezët që e shokuan Madridin midis Bernabeut.

“Janë dy lojtarë të rinj të talentuar që po rriten dita ditës. I kemi përcjell ata gjatë gjithë kohës. Neres do të zëvendësojë Viniciusin, këtij të fundit i urojmë shërim sa më të shpejtë”, tha koordinatori i ekipit, Edu Gaspar.

Brazili do të përballet me 23 mars me Panaman në Portugali, ndërsa tri ditë më pas do të kenë punë me Çekinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat