Sportistja e njohur e Kosovës i këndon këtij personit me shumë emocione 

Sporti

Sportistja e njohur e Kosovës i këndon këtij personit me shumë emocione 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2019 Në ora: 15:06
Sportistja e njohur e Kosovës i këndon këtij personit me shumë emocione 

Është emër i respektuar, potencial edhe për Lojërat Olimpike – Tokio 2020, Fortesa Orana, e cila i këndon babai të saj me shumë emocione.  Fortesa është anëtare e kombëtares së Kosovës,  njëherësh karateistja më e mirë në vendin tonë dhe njëkohësisht edhe më e bukura nga sportistet, e cila një kohë u marr edhe me modelim.

Është një vajzë tipike perëndimore dhe shumë e butë.
“Babi im, Heroi im, Krenaria ime Urime ditëlindja. Je njeriu me vlerat më të larta njerëzore që unë njoh. Paç shëndet, shumë dashuri, gëzime të pafundme, suksese të shumta dhe mbarësi. Qofsh i lumtur gjithmonë, pranë njerëzve tu të dashur. Shpresoj që këtë vikend ta sjell Medaljen e artë nga evropiani dhe ta realizoj dëshirën tënde dhe ëndrrën time. Babi të premtoj se një ditë do të bej të ndjehesh krenar për mu.
Të falënderoj për gjithçka që ke bërë dhe vazhdon të bësh për mua, për këshillat, mbështetjen, buzëqeshjet, faleminderit që me bën të kaloj çdo ditë me buzëqeshje. Faleminderit që ekziston, mos harro se të dua pafund babi”, shkruan Fortesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat