MRKS mbështetje financiare për Komitetin Olimpik të Kosovës

Sporti

MRKS mbështetje financiare për Komitetin Olimpik të Kosovës

Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:52
Kujtim Gashi dhe Presidenti i Komiteti Olimpik i Kosovës

Presidenti i Komiteti Olimpik i Kosovës ka pritur sot në takim ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Gjatë këtij takimi MKRS dhe Komiteti Olimpik i Kosovës kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Ky memorandum nënshkruhet për mbështetje financiare të Komiteti Olimpik të Kosovës, në mënyrë që të jetë sa më e lehte realizimi i objektivave të tyre.

Gjatë takimit të mes krerëve të këtyre dy institucione, u diskutuan edhe shumë tema tjera duke përfshirë edhe zyret e Komitetit Olimpik.

Presidentit i KOK-ut, Besim Hasani kërkoi nga Ministria një vend më të madh për zyret e Komitetit, pasi që puna në këtë institucion është rritur, duke parë hovin e madh me të cilën është duke u zhvilluar sporti në Kosovë.

Pas takimit, Hasani tha se këto dy institucione kanë një bashkëpunim shumë të mirë mes vete dhe shpreson që ky bashkëpunim të zgjasë sa më shumë të jetë e mundur.

Hasani: Nënshkrimi i këtij memorandumi me rendësi të jashtëzakonshme

“Sot u bë nënshkrimi i memorandumit mes Ministrisë për Rini, Kulturë dhe Sport dhe Komitetit Olimpik të Kosovës. Kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme për ne sepse plani strategjik, objektivat strategjike për tu arritur duan edhe mbështetje financiare. I premtojë këtu edhe ministrit edhe lëvizjes Olimpike se Komiteti Olimpik do të angazhohet maksimalit në arritjen e objektivave të saja strategjike. Ne padyshim që kemi mbështetje edhe nga Komiteti i Biznesit, edhe atje kemi të hyra. Plani ynë është që në të ardhmen që të dominojmë me përqindje sa më të lartë se sa është tash dhe mbështetja nga... Përtej memorandumit ne diskutuam edhe për çështje tjera që preokupojnë jo vetëm Komitetin Olimpik por edhe Lëvizjen Olimpike, pra federatat, klubet dhe sportistët, kjo ndërlidhet pra me ligjin për sponsorime dhe ne presim nga deputetët që ta bëjnë nënshkrimin e ligjit për sponsorime”, tha Hasani.

Ndërsa ministri Kujtim Gashi pas nënshkrimit të memorandumit u shpreh tejet i lumtur rreth bashkëpunimeve dhe ndihmës të cilën ministria është duke ofruar për institucionet sportive, dhe kjo sipas tij nuk është e tëra pasi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Gashi: Komiteti Olimpik i Kosovës meriton vëmendje të veçantë

“Jemi dakorduar sot që ta shtyjmë përpara edhe ligjin e ri për sport. Ne kemi një ligj aktual për sport i cili nuk përkon me kërkesat dhe nevojat e kohës, pra ka zhvillime të hovshme të sport, kështu që duhet ta kemi një ligj i cili edhe ma tutje e favorizon sportin në Kosovë, dhe poashtu jemi duke punuar me interes të madh në strategjinë e sportit... Sot jam këtu edhe për një lajm për KOK-un, pra sot kemi vendosur se ky objekt ku aktualisht operon Komiteti Olimpik i Kosovës, ku aktualisht ka një hapësirë shumë të vogël tia mundësojmë ta shfrytëzon edhe një kat tjetër të këtij objekti, sepse kemi vendosur që departamentit e sportit në kuadër të këtij objekti ta vendosim në një objekt tjetër në mënyrë që ti ofrohet hapësirë më e madhe Komitetit Olimpik për zhvillimin e aktiviteteve”, u shpreh Gashi.

Kujtojmë që ky memorandum bashkëpunimi gjithashtu do të jetë një ndihmë e madhe për Komitetin Olimpik të Kosovës, pasi që bëhet fjalë për ndarjen e një shume rreth 300 mijë euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat