Ekipi Olimpik i Kosovës të paraqitet me një ekip të gjerë...

Sporti

Ekipi Olimpik i Kosovës të paraqitet me një ekip të gjerë...

Më: 6 prill 2019 Në ora: 11:40
Ekipi Olimpik i Kosovës të paraqitet me një ekip të gjerë...

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 32-të, në të cilën shqyrtoi pika të shumta të Rendit të Ditës. U vlerësua lart organizimi i ceremonisë Laureatët 2018, u miratua unanimisht raporti financiar për TM4 i vitit 2018, si dhe raporti financiar për vitin 2018;  u konstatua se përgatitjet për Festivalin Olimpik Parafillor, që mbahet më 12 prill në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, po ecin sipas dinamikës së paraparë. Në Festival do të marrin pjesë 2700 fëmijë të 52 institucioneve parafillore të Prishtinës.  U vendos që Konferenca e Dytë për Mjekësinë Sportive të mbahet më 3 maj në Hotel Sëiss Diamond. Në konferencë do të marrin pjesë mjekë ndërkombëtarë të spitaleve me renome në Turqi, Austri, Slloveni, Shqipëri etj, si dhe mjekë vendorë.
U diskutua për caktimin e kritereve për dërgimin e trajnerëve të federatave në shkollim ose kampe jashtë vendit
U diskutua për listën e sportistëve që pritet të marrin pjesë në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Deri më tani, KOK ka dy ftesa të konfirmuara, për boksieren Donjeta Sadiku dhe pingpongistin, Fatih Karabaxhaku. Në javët e ardhshme pritet të konfirmohet pjesëmarrja e garuesve tjerë.
U vendos që në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019, ekipi Olimpik i Kosovës të paraqitet me një ekip të gjerë.
U diskutua për përgatitjet për Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Ambientit, që pritet të mbahet më 6 qershor 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat