Ky është shqiptari që poshtëroi dy serbë, njërin në finale

Sporti

Ky është shqiptari që poshtëroi dy serbë, njërin në finale

Nga: K. G. Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:52
Majtas Ylber Syla, në mes Rigon Baruti dhe Isak Curri

Sukseset e garuesve tanë vazhdojnë në rrafshin ndërkombëtar, aq me tepër fitore që janë edhe më të bujshme, sidomos kur gjunjëzuan serbët.  Karateisti Rigon Baruti fitoi medaljen e artë, edhe më bukur që poshtëroi dy serbë si me luftë si me rezultat.

“Lajme te mira nga Kampionati i Mediteranit që po mbahet në Antalia të Turqisë Rigon Baruti, i artë. Ketë e arriti ne kategorinë e kadetëve deri 57 kilogram.

E veçanta e kësaj te arriture është fitorja ndaj dy garuesve nga Serbia e sidomos në finale”, bëhet e ditur nga Federata e Karatesë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat