Flet karateisti nga Kosova që “rrahu” dy serbë, “u ndjeva shumë mirë”

Sporti

Flet karateisti nga Kosova që “rrahu” dy serbë, “u ndjeva shumë mirë”

Më: 7 prill 2019 Në ora: 10:48
Karateisti nga Kosova Rigon Baruti të shtunën fitoi medaljen e artë në sportin e karatesë në kategorinë e kadetëve deri 57 kilogramë.

Karateisti nga Kosova Rigon Baruti të shtunën fitoi medaljen e artë në sportin e karatesë në kategorinë e kadetëve deri 57 kilogramë.

Nga Kampionati i Mediteranit që po mbahet në Antalia të Turqisë, Baruti pati dy përballje interesante me dy karateistë nga Serbia të cilët i mundi për tu ngritur në vendin më të lartë në podium.

“U ndjeva shumë mirë pas këtyre fitoreve, sidomos në finale. Kam pasur shumë besim që do të fitoj sepse kam ushtruar shumë. Kur u ballafaqova me serbët trajneri më tha që të kem respektin e njejtë dhe të jap maksimumin” deklaroi Baruti për IO.

Në këtë kampionat, Kosova fitoi edhe dy medalje, Betim Maliqi të argjentën ndërsa Endrit Shaqiri të bronztën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat