Kosova kthehet me 8 medalje nga Kampionati i Karates në Turqi

Sporti

Kosova kthehet me 8 medalje nga Kampionati i Karates në Turqi

Më: 7 prill 2019 Në ora: 14:35
Kosova kthehet me 8 medalje nga Kampionati i Karates në Turqi

Ka përfunduar Kampionati i Mediteranit që është mbajtur në Antalia të Turqisë

U fituan 8 medalje, prej tyre një e artë, dy argjendte dhe 5 bronztë

Rigon Baruti i artë, ai ketë e arriti ne kategorinë e kadetëve deri 57 kilogram.

Betim Maliqi i argjendtë, ku mori pjesë në kategorinë e juniorëve deri në 68, kurse Endrit Shaqiri juniorë në kategorinë mbi 76 kilogram arrit te ditoje vendin e tretë medaljen e bronztë.

Po ashtu edhe Melos Gashi dhe Elton Musliu te bronztë nga Kampionati i Mediteranit, ketë e arritën në kategorinë e kadetëve mbi 70 kilogram.

Benjamin Shabani të argjendtën në kategorinë deri 75 kilogram, kurse Albulena Gervalla e bronztë në kategorinë deri në 55 kilogram U21, si dhe Donita Elshani po ashtu e bronztë në kategorinë deri 68 kilogram U21.

Kurse ne vendin e 5-të, Redona Gashi kadete kategoria deri 47 kilogram, po ashtu edhe Njomza Osmani kadete në kategorinë mbi 54 kg, Rinor Avdullahu dhe Orgent Azemi kadete kategoria deri 52 kg

Riza Mahalla i 7-ti, kadetë deri në 70 kilogram, po ashtu edhe Vesa Ibrahimi kadete deri në 59 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat