I forti i Kosovës bëhet babë, kështu e pagëzon djalin - Bota Sot
I forti i Kosovës bëhet babë, kështu e pagëzon djalin

Sporti

I forti i Kosovës bëhet babë, kështu e pagëzon djalin

Nga: K. Goca Më: 16 prill 2019 Në ora: 11:04
Bujar Muli me djalin e tij

I forti i Kosovës, Bujar Muli, apo siç njihet edhe si Hulk-u, është bërë babë dhe ndihet shumë i lumtur. Muli është i specializuar për sporte ekstreme i cili njihet me ndaljen e veturës pavarësisht se sa i jep gaz dhe çon pesha të rënda. 
“O Allahu im ketë evlad që ma dhurove mundësoja që kur të rritet të jetë ndalues i dhunës dhe ndihmës ndaj të shtypurve; të jetë ndër ata që pranojnë vdekjen për t’i dhënë jetë botës, që vështirësitë i mbajnë për vete dhe rehatinë ua japin të tjerëve; të jetë vullnet’hekurt, zemërbutë në sjellje; sofra e ti të jetë e hapur për të gjithë; të jetë konkurrentë i mirësisë; të mos jetë dorështrënguar, por as dorëshpuar që të mbetet i qortuar e i mjerë.
U bëfsh i mençur si gjyshi Ferat Muli e trim si Adem Jashari...
Amin”, shkruan Muli në profilin e tij. Ai tregon për gazetën kombëtare “Bota sot” se si e ka pagëzuar djalin: “Djalin e pagëzova me emrin Diellon”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...