Pasardhës të Adem Jasharit dhe të kampiones Majlinda Kelmendi, i quajti kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, fëmijët parafillorë të Prishtinës.
Ai gjatë hapjes së festivalit sportiv, është zotuar se do të investojnë në stadiumet e Kosovës.
Veseli: Do të investojmë edhe më shumë në sport
“Sporti është e ardhmja e Kosovës do investojmë edhe më shumë në sport, do të investojmë në stadiume të bukura anë kënd Republikës së Kosovës, për futboll, në basketboll, për të gjitha fushat e sportit. Ju të dashur fëmijë jeni kampionët e ardhshëm të Kosovës, jeni pasardhësit e Adem Jasharit, pasardhësit e kampiones Majlinda Kelmendi, ju jeni kampionët e Kosovës të futbollit, basketbollit, hendbollit gjitha fushat se Kosova është e bekuar që ju ka juve, ju ruajt Zoti”, tha Veseli.
E, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi bëri hapjen solemne të Festivalit Sportiv për fëmijë parafillorë të Prishtinës në Stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Gashi: E shpalli të hapur festivalin
“ Më lejoni që të shpall të hapur festivalin sportiv Prishtina 2019, urime dhe suksese”, tha Gashi.
Deson Krasniqi, nga Kopshti “Gzimi ynë”, në Prishtinë, thotë se është shumë i lumtur që sot po viziton stadiumiun “Fadil Vokrri”.
Krasniqi: Sot kemi ardhur për gara
“Këtu kam ardh për gara se më ka pëlqyer shumë ky vend...është hera e parë që kam ardh këtu.. po”, tha ai.
E, Sonila Beqiri nga Kopshti “Fillesa” në Prishtinë, shprehet e entuziazmuar me këto gara që po organizohen sot.
Beqiri: Do të bëjmë gara për futboll
“Shumë mirë se kemi për të bërë gara, për futboll... jemi tu u kënaq”, tha ajo.
Pas hapjes zyrtare të festivalit, nga ministri Gashi, u kryen të gjitha ceremonitë e Olimpiadës, përfshirë edhe djegia e flakadanit.