Vedat Muriqi kërkohet edhe në Gjermani e Itali - Bota Sot
Vedat Muriqi kërkohet edhe në Gjermani e Itali

Sporti

Vedat Muriqi kërkohet edhe në Gjermani e Itali

Më: 23 prill 2019 Në ora: 10:13
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është duke bërë një sezon të shkëlqyer në Turqi me skuadrën e Rizesporit.

Sulmuesi i Kosovës shënon pothuajse çdo javë dhe është një nga lojtarët më të kërkuar në Turqi.

Lojtari e ka nisur nga Liria, më pas është transferuar te Teuta dhe Besa. Te skuadra kavajase ai, tregoi aftësitë e tij, pasi në Durrës nuk u përshtat dot.Menaxheri i lojtarit në një prononcim për mediat ka zbuluar se për Muriqin ka pasur dhe oferta nga Italia e Gjermania.

“Disa klube janë interesuar për Vedat Muriqin. Fenerbahçe ka qenë ndër të parat, por nuk ka ende një ofertë zyrtare. Gjithçka do të bëhet më e qartë në fundin e këtij sezoni. Për të ka interesim nga disa skuadër të Italisë dhe Gjermanisë”, u shpreh ai.

Muriqi këtë sezon ka luajtur 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 7 asist.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...