Ky është idhulli i Ramush Haradinajt

Sporti

Ky është idhulli i Ramush Haradinajt

Nga: K.M Më: 25 prill 2019 Në ora: 10:51
Kryeministri Haradinaj

Viteve të fundit, jemi mësuar që kryeministrin aktual të vendit, për shkak të kaluarës së tij në luftë por edhe pas luftës ta shohim si njeri të famshëm e fuqishëm, por, a e keni ditur se edhe njerëzit të cilët mendojmë që janë të fortë e shumë të famshëm, kanë persona që i idollozojnë e i kanë motiv për të bërë më shumë.

I tillë për kryeministrin Ramush Haradinaj ka qenë dhe vazhdon të mbetet mbreti i karatesë për shqiptarët, kampioni botërorë në këtë sport, pra Enver Idrizi.

Do theksuar se Idrizi ka qenë ndër sportistët e parë shqiptar të cilët kanë prekur majat në fushën e tyre, gjatë dhe pas luftës maestro Idrizi ka qenë idhul jo vetëm i Haradinajt, por edhe i cdo shqiptari anë e mbanë rruzullit tokësor, ku besohet se cdo e dyta shtëpi e ka pasur të paktën një poster të karatistit shqiptar, kampionit botëror, Enver Idrizi.

Se fundi, kryeministri Haradinaj e ka pritur në takim idhullin e tij, të cilit edhe në takim ia ka thënë atë se:

“Je dhe do të mbetesh krenari e gjithë shqiptarëve, për vete të kam pasur idhull gjatë kulmit tuaj në sportin të cilin e përfaqësoni. Edhe tash që jemi bashkë më kujtohen kohët kur me krenari kemi thënë se edhe ne shqiptarët e kemi një të fortë, e kemi kampionin e botës Enver Idrizin”, ka thënë Haradinaj.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat