Kampioni Idrizi, figura që burrëronte fëmijë e të rritur në kohërat më të vështira

Sporti

Kampioni Idrizi, figura që burrëronte fëmijë e të rritur në kohërat më të vështira

Nga: K.M Më: 27 prill 2019 Në ora: 17:20
Van Dame dhe Enver Idrizi

Ndër sportistët më të dalluar të të gjitha kohrave për shqiptarët, sigurishtë se hyn karateisti ish-kampion bote, Enver Idrizi, i cili pikërishtë kulmin e karrierës së tij e kishte në kohën kur e gjithë Kosova po digjej e piqej nga okupatori serb.

Në çdo fatkeqësi, e sidomos në pozitën e popullit shqiptarë në ato kohra, shqiptarët e kanë pasur nga një apo më shumë arsye për të gjetur motiv dhe forcë për të vazhduar tutje në rrugën dhe qëllimin e lirisë.

I tillë ka qenë karateisti Enver Idrizi për shqiptarët në mbarë botë, e sidomos për shqiptarët e Kosovës të cilëve pikërishtë në kohën kur nga okupatori tentohej t’i rrënohej deri në palcë krenari e forca për të vazhduar tutje, ose të paktën të shpresojnë për ditë të mira, ka qenë ky njeri i cili me sukseset e tija nëpër botë, u tregonte shqiptarëve se me sakrificë, mund dhe vullnet do të triunfojnë në çdo frond.

Një tregim interesant vjen nga një i ri i cili në kohën e luftës ka qenë refugjatë në Shkup, i sistemuar në shkollë atje, ai ka treguar se si një ditë derisa ka shkuar me shokët nga shkolla për të ngrën ushqim gjatë pushimit të gjatë në njërin nga fastfoodët afër shkollës “Liria” në Shkup, ka parë fotografinë e Enver Idrizit bashkë me aktorin e famshëm të filmave aksion Jan Cloud Van Dame të vendosur në tavolinën e fastfoodit, ku me  emocione tregon se sa të lumtur janë ndier Trimi me shokët nga Shkupi, ku pastaj e kanë lutur pronarin e fastfoodit që tua jap fotografinë që ta shumëzojnë dikur për secilin nga një, kërkesë të cilën e ka aprovuar pronari.

“Ka qenë një ditë e zakonshme, ku në pushimin e gjatë kemi dal për nga një tost dhe me të ulur e kemi parë fotografin e Van Dammet bashkë me një person. E pyetëm pronarin e fastfoodit se kush është ky me Van Dammen, pronari na tregoi se është Enver Idrizi, kampioni shqiptarë i karates, si fëmij, kemi bërtit të gjithë njëherit ëooooë, një shqiptarë që e ka shok Van Dammen...e kemi lut pronarin me na e dhënë fotografinë për me e shumu. Edhe sot e falemderoj pronarin i cili u tregua shumë i sjellshëm dhe na e dha fotografinë, e shumuam dhe të gjithë shokët e bëmë nga një kopje. Unë edhe sot e kam atë fotografi, ku edhe tash që po jau tregoj si ngjarje po më mbushen syt me lot, sa gëzim i madhë e kënaqësi ka qenë, paramendojeni, një shqiptarë kampion bote pikërishtë në karatë, në forcë, në atë për të cilën në atë kohë ne shqiptarët kishim nevoj më së shumti, në forc pra”, ka thënë për “Bota sot” Trimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat