Mbyllet “Muaji i Autizmit”, KOK kontribuoi me blerjen e 100 biletave për ndeshjen humanitare

Sporti

Mbyllet “Muaji i Autizmit”, KOK kontribuoi me blerjen e 100 biletave për ndeshjen humanitare

Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:45
Mbyllet “Muaji i Autizmit”, KOK kontribuoi me blerjen e 100 biletave për ndeshjen humanitare

Me vizitën e Organizatës “Autizmi Flet” bërë Komitetit Olimpik të Kosovës, është përmbyllur “Muaji i Autizmit” në Kosovë, i nisur që nga 2 Prilli, Dita Botërore e Autizmit.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka kontribuar në iniciativën e kësaj organizate, duke blerë 100 bileta për ndeshjen miqësore humanitare në basketboll, ndërmjet Kosovës U-16 dhe Don Bosko U-16, në të cilën i pranishëm ishte edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.
Presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, shprehën konsideratën e lartë për nismën e marrë nga organizata “Autizmi Flet”, duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan gjatë “Muajit të Autizmit”.
Në emër të organizatës, drejtoresha Violeta Hyseni, u shpreh mirënjohëse për kontributin e KOK-ut, duke shprehur kënaqësinë e përmbylljes së “Muajit të Autizmit” pikërisht në institucionin më të lartë sportiv në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat