McGregor takohet me kryetarin e UFC-së për ta diskutuar kthimin e tij - Bota Sot
McGregor takohet me kryetarin e UFC-së për ta diskutuar kthimin e tij

Sporti

McGregor takohet me kryetarin e UFC-së për ta diskutuar kthimin e tij

Më: 9 maj 2019 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Kryetari i UFC-së, Dana White, ka bërë të ditur se do të ulet për të biseduar me Conor McGregorin për kthimin e tij të shumëpritur në artet e përziera marciale.

Ish-kampioni nuk është përballur me asnjë kundërshtar brenda kafazit tetëkëndësh që nga disfata e tij zhgënjyese kundër Khabib Nurmagomedovit, në UFC 229.

Pasi u dorëzua në rundin e katër të meçit me Nurmagomedovin, NSAC-ja e dënoi McGregorin me gjashtë muaj pezullim për shkak të përleshjes që ndodhi pas meçit, Por, tani dënimi ka marrë fund për irlandezin dhe ai mund të kthehet në ring.

Për ta organizuar kthimin në artet e përziera marciale, McGregorit po i ndihmon vetë kryetari i UFC-së, Dana White. Këta të dy do të takohen javën e ardhshme për t’i diskutuar të gjitha mundësitë.

“Ai dhe unë do të takohemi shumë shpejt, gjatë javës së ardhshme. Aty do të vendosim se cili do të jetë hapi i tij i radhës. Unë e shoh atë duke luftuar qysh këtë verë”, ka thënë White.

Disa luftëtare të ndryshëm supozohen se do të jenë kundërshtari i radhës i McGregorit, nga Anthony Pettis te Tony Ferguson e Donald Cerrone.

“Meçi kundër Cerrones duket se ka më së shumti kuptim. Ka disa opsione të ndryshme për të. Ai po fliste për meçin kundër Cerrones më parë. Nuk e di me të vërtetë mirëpo një meç i tillë ka logjikë”, shtoi White.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...