Organizohet garë me biçikleta si simbolikë e sigurisë rrugore

Sporti

Organizohet garë me biçikleta si simbolikë e sigurisë rrugore

Më: 10 maj 2019 Në ora: 13:46
Pamje nga gara me biçikleta

Në kuadër të javës për sigurinë globale rrugore është mbajtur manifestimi qendror i garave me biçikleta për të paraqitur sigurinë e fëmijëve në rrugë.

Me këtë rast u theksua nevoja më e madhe e sigurisë rrugore për fëmijët.  Për të këtë u  tha se njëra nga pikat kyçe në sigurinë rrugore është arsimi dhe pikërisht për këtë duhet trajtim më i veçantë.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin përfaqësues të ndryshëm të dikastereve përkatëse, këshilltari politik i ministrit të arsimit, Shyqiri Bytyqi, Fatmir Bytyqi tha se ky aktivitet është i rëndësishëm për fëmijët, pasi iu siguron qasje më të lehtë rrugore.

Bytyqi: Këta të rinj do të marrin njohuri dhe qasja në rrugë do të jetë më e sigurt  

“Qasja në rrugë pa një njohuri, qasja në rrugë pa një përgatitje, pa një kulturë vërtet është e rrezikshme, siç po tregohet tek ne. Prandaj pikërisht këta të ri do të marrin njohuri, do të marrin atë kulturë do të fitojnë atë dhe qasja në rrugë për ta do të jetë shumë e natyrshme dhe shumë e sigurt”, tha Bytyqi.

Iniciatori i këtij aktiviteti, drejtori i Kolegjit Tempulli, Muhamet Krasniqi u shpreh se me anë të kësaj po japin mesazhin që siguria në rrugë, e veçmas për fëmijët është shumë e rëndësishme dhe duhet t’i kushtohet rëndësi.

Krasniqi: Kjo garë zhvillohet në kuadër të javës globale për sigurinë në rrugë

“Kjo garë e sotme, edicioni i shtatë i revistës shkollore siguria në rrugë zhvillohet barabartë me gjitha aktivitetet e tjera që gjatë gjithë javës që jemi duke i zhvilluar. Në kuadër të javës globale për sigurinë në rrugë”, tha  Krasniqi

Kurse, nga Ministria e Infrastrukturës, Fejzullah Mustafa tha se njëra nga pikat kyçe në sigurinë rrugore është arsimi dhe se pikërisht për këtë duhet trajtim më i veçantë.

Mustafa: Njëra nga pikat kyçe në sigurinë rrugore është dhe arsimi

“Njëra nga pikat kyçe në sigurinë rrugore është dhe arsimi. Po më vjen shumë mirë që kemi të pranishëm të rinj në këtë aktivitet dhe normal që unë do të jem pak i shkurtër, Ministria e Infrastrukturës do të përkrah gjithçka që është në nevojë dhe interes të këtij vendi”, deklaroi Mustafa.

Nënkoloneli në Policinë e Kosovës,  Jeton Rexhepi tregoi aktivitetet që ata i bëjnë për t’i siguruar fëmijëve qasje dhe mbrojtje në trafikun rrugor.

Ai po ashtu bëri të ditur se në pjesën dërrmuese të shkollave janë prezent për t’o siguruar mbrojtje fëmijëve.

Rexhepi: Policia është prezent në gjitha shkollat

“Policia e Kosovës është prezent pothuajse në gjitha shkollat ku ne e konsiderojmë ku mund të ketë trafik më shumë. A po ku kemi numër më të madh të aksidenteve dhe po ashtu bëjmë ligjërimin në shkolla dhe në pjesën praktike të tyre qoftë në kalimin e rrugës. A po në vendet urbane dhe lokale. Ku trafiku rregullohet me sinjalizim apo semafor”, tha nënkoloneli Rexhepi.

Tre fituesit e kësaj gare do të bëhen me biçikleta të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat