Liridona befason: Këtë fotografi babai im e mbante përherë...

Sporti

Liridona befason: Këtë fotografi babai im e mbante përherë...

Nga: K. Goca Më: 11 maj 2019 Në ora: 11:36
Liridona befason: Këtë fotografi babai im e mbante përherë...

Liridona Çeliku ka befasuar me një postim por edhe me një fotografi, ku shihet babai i saj, i ndjeri, ish mundësi Destani dhe ish mundësi i mirënjohur Shaban Sejdiu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1980 në Moskë dhe në vitin 1984 në Los Anxhelos. 
“Këtë fotografi babai im e mbante përherë më vete e adhuronte çdo ditë, çdo moment të jetës së tij këtë njeri. Ai ishte trajneri më i mirë për të. Ai me tregonte shumë gjëra rreth Shaban Sejdiut gjithmonë kur shkonte në Shkup thoshte kam taku njeriun që ma ndryshoi jetën, lumturohem kur e shoh është shoku më i mirë që kam pasur ashtu me thoshte kur shkonim bashkë në Shkup. Jam krenare që babai im ka pasur njerëz vëllezër për kokë siç keni qenë ju, falënderoj Shaban Sejdiun, që me kontributin e tij si trajner na bëri të besojmë.

Nazmi Ali, ky njeri aq i mrekullueshëm me një pozitivitet kaq të madh dhe një njeri për të cilin kam shumë respekt. Shaban Tërstena, njëherësh të falënderoj për postimin që kishe bërë për babin tim dhe të uroj suksese”, shkruan mes të tjera Liridona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat