Çmimet marramendëse të biletave për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve

Sporti

Çmimet marramendëse të biletave për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve

Më: 14 maj 2019 Në ora: 09:59
Foto

Biletat për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve mes Tottenhamit dhe Liverpoolit janë duke u shitur ilegalisht online me çmim mbi 50 mijë euro.

Tifozët e Tottenhamit dhe Liverpoolit do t’i ndajnë 33.226 bileta për ndeshjen finale, e cila zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit “Wanda Metropolitano”, që ka 68.000 vende.

Por, tifozët që kanë mbetur pa biletë në faqen zyrtare të UEFA-s tani po i vërshojnë uebsajtet e palës së tretë për të siguruar biletë për ndeshjen finale. Megjithatë, ata po përballen me çmime prej mijëra eurove.

Biletat për ndeshjen e 1 qershorit janë duke u shitur tani edhe në StubHub për një çmim më të lartë se 45 mijë euro.

Bileta më e lirë në këtë uebsajt kushton 4.000 euro, por tifozët janë paralajmëruar që biletat t’i blejnë në uebsajte të besueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat