Në fundjavë nis faza e “play-off”-it në futsall

Sporti

Në fundjavë nis faza e “play-off”-it në futsall

Më: 14 maj 2019 Në ora: 11:48
Foto

Garat e rregullta në Superligën e futsallit tashmë kanë përfunduar dhe dihen katër skuadrat të cilat do t’i vazhdojnë garat në “play-off”.

Në mesin e katër skuadrave që do të luftojnë për titull janë Mabetex Prishtina, Liburni, Besa dhe Malisheva. 

Kjo e fundit në fund të kampionatit të rregullt kishte pikë të barabarta me Pejën, por falë bilancit më të mirë në ndeshjet e ndërsjella e ka siguruar kalimin tutje. Në gjysmëfinale të “play-off”-it, Mabetex Prishtina do të luajë kundër Besës, derisa Liburni do të përballet me Malishevën. 

Seria e ndeshjeve të “play-off”-it nis në fundjavën e ardhshme. Ndërkohë nga Superliga ka rënë Mitrovica, derisa pjesëmarrjen në elitën e futsallit për edicionin e ardhshëm e kanë siguruar Prishtina 01 dhe BB Llapi, që e kanë përmbyllur kampionatin në Ligën e Parë në dy pozitat e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat